Kapet mat Kida me të dashurin biznesmen në Dubai

Kida kapet mat me të dashurin biznesmen në Dubai. Kida ndodhet në Dubai, ku si duket ka xhiruar videoklipin e saj të ri i cili do të titullohet “Uru”. Nga atje artistja ka ndarë disa momente ku njëri ka marrë vëmendjen. Në një postim në Instastory, duket edhe dora e një djali që i përkëdhel […]

Kapet mat Kida me të dashurin biznesmen në Dubai

Kida kapet mat me të dashurin biznesmen në Dubai.

Kida ndodhet në Dubai, ku si duket ka xhiruar videoklipin e saj të ri i cili do të titullohet “Uru”. Nga atje artistja ka ndarë disa momente ku njëri ka marrë vëmendjen.

Në një postim në Instastory, duket edhe dora e një djali që i përkëdhel flokët. Këngëtarja nuk ka treguar më shumë, por menjëherë kanë nisur aludimet se bëhet fjalë për partnerin e saj.

Kujtojmë që Kida prej kohësh është përfolur për një romancë me një djalë që thuhet se janë bashkëmoshatarë. Djali misterioz jeton në Dubai.

Jo pak herë e kemi parë edhe artisten të vizitojë këtë destinacion dhe mesa duket jo pa arsye.