Kasami në Zagreb viziton Shoqatën e Dramës Shqiptare “Mërgimtari”

  • Ndaje
Kasami në Zagreb viziton Shoqatën e Dramës Shqiptare “Mërgimtari”

Bashkëkryetari i partisë VLEN, Bilall Kasami, gjatë qëndrimit në Zagreb të Kroacisë, ka vizituar Shoqatën e Dramës Shqiptare “Mërgimtari”. Ai e ka vlerësuar këtë shoqatë si një vatër të rëndësishme për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në mërgatë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kasami ka përgëzuar anëtarët e shoqatës për angazhimin e tyre në ruajtjen e identitetit kombëtar përmes artit dhe teatrit.

“Sot në Zagreb vizitova Shoqatën e Dramës Shqiptare në Kroaci ‘Mërgimtari’, një vatër e rëndësishme e ruajtjes dhe promovimit të gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare!

Përgëzime për angazhimin dhe përkushtimin në ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar përmes artit dhe teatrit. Mbështetja e aktiviteteve të tilla është investim në kulturën dhe lidhjen tonë kombëtare, kudo që jetojnë shqiptarët!”, ka shkruar Bilall Kasami.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.


0 lexime 0 sot