Kënga e Gjikos me djalin e tij del të jetë vjedhur nga reperi amerikan “Lil Mabu”

Asdren Gjikolli, i njohur si “Gjiko” katër ditë më parë lansoi një projekt më ndryshe se ato që kishim parë më parë, në bashkëpunim me djalin e tij të vogël, Zëri Gjikollin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. “Baby Shark”, mban titullin kënga e lansuar nga babë e bir, ku poashtu në të pjesë e “repturës” është […]

Kënga e Gjikos me djalin e tij del të jetë vjedhur nga reperi amerikan “Lil Mabu”

Asdren Gjikolli, i njohur si “Gjiko” katër ditë më parë lansoi një projekt më ndryshe se ato që kishim parë më parë, në bashkëpunim me djalin e tij të vogël, Zëri Gjikollin, shkruan Gazeta Online

“Baby Shark”, mban titullin kënga e lansuar nga babë e bir, ku poashtu në të pjesë e “repturës” është edhe i vogëli i artistit.

Por, ani pse për një pjesë të madhe, kjo nuk ishte zgjedhje e duhur duke qenë se e vlerësonin se “Zëri është i vogël për të tilla këngë”, kishte dhe nga ata që e pritën këndshëm këtë projekt.

Mirëpo, jo gjithçka del të jetë kaq origjinale, siç ishte reagimi i disave ndaj këtij projekti të Gjikos!

Kënga në fjalë “Baby Shark”, del të jetë e vjedhur si muzikë.

Gazea Online ka zbuluar se krahas muzikës, edhe koncepti i këngës dhe realizimit të klipit poashtu ka ngjashmëri të madhe me këngën “BIG DOG SH*T”, madje ka edhe disa shprehje të cilat i këndon Zëri, e që janë po të kopjuara nga pjesa e Lil Rt te ky projekt.

“Big Dot Shot” është një projekt i publikuar para tre muajsh e që tani numëron mbi 18 milionë shikime në Youtube, ndërsa këndohet nga artisti Lil Mabu si dhe një djalë i vogël Lil Rt.