Kërkesa e SPAK për Ballukun, Rama mbledh grupin parlamentar në Pallatin e Brigadave
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të enjte Grupin Parlamentar socialist. Mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00 në Pallatin e Brigadave. Krahas fjalës së kryeministrit dhe raportimeve të secilit ministër për punën e bërë, në këtë mbledhje socialistët do të vendosin edhe për qëndrimin zyrtar që do të mbajnë për kërkesën e SPAK […]
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të enjte Grupin Parlamentar socialist. Mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00 në Pallatin e Brigadave.
Krahas fjalës së kryeministrit dhe raportimeve të secilit ministër për punën e bërë, në këtë mbledhje socialistët do të vendosin edhe për qëndrimin zyrtar që do të mbajnë për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit ndaj Belinda Ballukut.
Tri ditë më parë 5 anëtarët e mazhorancës në mbledhjen me dyer të mbyllur, kanë lënë të kuptohet para prokurorëve të SPAK, që masa e pezullimit deri në këtë fazë është e mjaftueshme.
Sipas agjendës, mbledhja do të fillojë me fjalën e Edi Ramë, e më pas ministrat. Mbledhja do të nisë në orën 11:00 dhe do të mbahet në Pallatin e Brigadave.
11:00-Hapja e Mbledhjes
-Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH Edi Rama
-Raportimi i Ministrave
Raporti i Ministrit të Financave Petrit Malaj
Raporti i Ministres së Shtetit dhe Kryenegociatores Majlinda Dhuka
Raporti i Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj
Raporti i Ministres së Shtetit për Administratën Publike Adea Pirdeni
dhe Antikorrupsionin
Raporti i Ministres së Punëve të Brendshme Albana Koçiu
Raporti i Ministrit të Mbrojtjes Piro Vengu
Raporti i Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala
Raporti i Ministres së Arsimit Mirela Kumbaro
Raporti i Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo
Raporti i Ministrit të Drejtësisë Besfort Lamallari
Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH Taulant Balla.
Pas mbledhjes të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit Taulant Balla paralajmëroi se do të jetë mbledhja më e parë e grupit që do të vendosë për kolegen e tyre Belinda Balluku.
Vetë Rama dhe deputetët e tij do të dëgjojnë relatimin e Ulsi Manjës, bazuar në atë çfarë u parashtrua prej prokurorëve të SPAK në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

