Këshilli i Ministrave miraton disa vendime, Sadleva Bodo emërohet zyrtarisht drejtoreshë e Përgjithshme e Burgjeve

Këshilli i Ministrave është mbledhur këtë të mërkurë dhe ka miratuar një sërë vendimesh të rëndësishme që prekin fusha të ndryshme si dhe ka emëruar zyrtarisht kreun e ri të Drejtorisë së Përgjithshëm të Burgjeve.
Gjithashtu, qeveria ka miratuar në parim edhe marrëveshjen e mbrojtjes shoqërore me Republikën e Moldavisë, si dhe dy projektligje kyçe për arsimin dhe kulturën.
Në mbledhje gjithashtu u miratua i lirimi nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi. Në vend të tij, në krye të këtij institucioni është emëruar Sadleva Bodo.
Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e vendimeve:
-Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe miratimin e studimeve të fizibilitetit, dhënien, ndryshimin e transferimin e kontratave të koncesionit/partneritetit publik privat 1.
-Për miratimin e rregullave të hollësishme për organizimin dhe zhvillimin e ceremonisë së dekorimeve.
-Për mënyrën dhe rregullat e ngritjes e të funksionimit të Institucioneve Mjekësore të posaçme, si dhe për masat e sigurisë për ruajtjen e tyre.
-Për miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Moldavisë, për mbrojtjen shoqërore.
-Për lirimin dhe emërimin në detyrë të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.
Z. Adriatik Kupi, drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, lirohet nga kjo detyrë.
Znj. Sadleva Bodo emërohet drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.
Njëherësh janë miratuar dhe Projektligjet:
-Për ngritjen dhe funksionimin e Institucionit Publik të Arsimit zë Mesëm të Lartë “Liceu Francez i Korçës”.
-Për krijimin dhe funksionimin e Fondit Kombëtar për Artin.
The post Këshilli i Ministrave miraton disa vendime, Sadleva Bodo emërohet zyrtarisht drejtoreshë e Përgjithshme e Burgjeve appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



