Kiara del me njoftim të rëndësishëm për fansat e saj

Kiara Tito njofton se ka përfunduar xhirimet për emisionin e ri, teksa shfaqet tërë shkëlqim në njërën prej dukjeve. Moderatorja e njohur, Kiara Tito tashmë ka nisur punën për një projekt të ri televiziv. Ish-banorja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania do të rikthehet në ekran me moderimin e spektaklit “Kepi i […]

Kiara del me njoftim të rëndësishëm për fansat e saj

Kiara Tito njofton se ka përfunduar xhirimet për emisionin e ri, teksa shfaqet tërë shkëlqim në njërën prej dukjeve.

Moderatorja e njohur, Kiara Tito tashmë ka nisur punën për një projekt të ri televiziv.

Ish-banorja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania do të rikthehet në ekran me moderimin e spektaklit “Kepi i VIP-ave”.

Xhirimet e emisionit janë bërë në Turqi dhe nga atje 27-vjeçarja ka sjellur disa pamje edhe së fundmi.

Kiara ka zbuluar një nga dukjet e saj duke pozuar për disa imazhe që i ndau me fansat në InstaStory.

Kiara shihet e veshur me një fustan të gjatë dhe elegant të markës Chanel, ndërsa e kompletoi paraqitjen me makijazh të theksuar dhe flokët e kapura në topuz.

“Përfunduam xhirimet, shihemi së shpejti”, ka shkruar Kiara teksa dukej tërë shkëlqim.

Ndryshe, krahas kësaj, prezantueses po i ecë mbarë edhe në jetë personale teksa po shijon marrëdhënien me fituesin e BBVA, Luiz Ejlli.

Kujtojmë që Luizi dhe Kiara kurorëzuan dashurinë me martesë gjatë një ceremonie madhështore në natën finale të Big Brother VIP..