Konflikti për një borxh solli pëdorimin e armës, detaje nga plagosja e 22-vjeçarit në Tiranë! Autori ende në arrati

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e 22-vjeçarit, Elvis Zirka të regjistruar në orët e para të mëngjesit në rrugën “Medar Shtylla” në Tiranë. Autori i ngjarjes, Sokol Zeka, sipas informacioneve nga policia i kishte një borxh Zirkas. Fillimisht mes tyre ka pasur një konflikt dhe më pas situata është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ngjarja dyshohet të lidhet me një konflikt të mbartur jashtë vendit, për shkak të borxhit.
I plagosuri e ka marrë plumbin në pjesën e këmbës, jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në Spitalin e Traumës. Ndërkohë, 28-vjeçari është shpallur në kërkim nga Policia, e cila vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Plagoset me armë zjarri 22-vjeçari në Tiranë autori në kërkimThe post Konflikti për një borxh solli pëdorimin e armës, detaje nga plagosja e 22-vjeçarit në Tiranë! Autori ende në arrati appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



