Korrupsioni në shëndetësi: 1.3 miliardë lekë falen oligarkut Klodian Allajbeu në një javë

Korrupsioni në shëndetësi: 1.3 miliardë lekë falen oligarkut Klodian Allajbeu në një javë

Korrupsioni në shëndetësi: 1.3 miliardë lekë falen oligarkut Klodian Allajbeu në një javë

Një tjetër motiv që i shtohet listës së arsyeve për të protestuar është pikërisht ky: korrupsioni i shfrenuar dhe përdorimi i shëndetësisë si vegël në duart e oligarkëve. Ndërsa qytetarët presin shërbim, paratë e tyre po “transfuzohen” në xhepat e atyre që kanë ndërtuar perandorinë e tyre mbi kurrizin e të sëmurëve.

Sipas informacioneve të publikuara nga Eugena Tomini, nëpërmjet Lindës Bukuroshi të OBP si seksere, i janë falur 66 milionë lekë nga taksat publike oligarkut të shëndetësisë Klodian Allajbeu.

Tenderi në të cilin oligarku është shpallur fitues mban flamurin e kuq për “Mungesë konkurrence”, pasi ka pasur vetëm 1 operator konkurrues në garë, kompaninë e tij EVITA SHPK. Arsyeja është skandaloze: në një procedurë që supozohej të ishte e hapur, ka marrë pjesë vetëm 1 operator ekonomik, i cili është shpallur fitues.

Kompania ka fituar me rreth 99.7% të fondit të tenderit, një taktikë tipike e tenderave ku fituesi e di paraprakisht se nuk ka asnjë konkurrencë dhe se “pazari” është mbyllur në zyrat e shtetit. Shpallja e fituesit është bërë me datë 3 qershor, por ky nuk është tenderi i vetëm korruptiv i përfituar nga Allajbeu.

Pak ditë më parë, një tjetër tender në sektorin e shëndetësisë i është dhënë oligarkut nga drejtoresha e re e QSUT, Rudina Degjoni. Qëllimi përfundimtar i emërimit të Degjonit, e cila ishte sekretare e Allajbeut, në krye të QSUT me dorën e këtij të fundit, është më se i qartë.

Seksere Linda Bukuroshi shpalli fituese më datë 29 maj kompaninë EVITA SHPK në procedurën me vlerë mbi 1.2 miliardë lekë. Operatori rival në garë u skualifikua me argumentin se nuk kishte plotësuar kërkesat e përcaktuara në dokumentacionin e tenderit.

Pra, për një javë, oligarkut Klodian Allajbeu i janë falur nga buxheti i shëndetësisë mbi 1.3 miliardë lekë.

Transferimi i fondeve publike të QSUT-së drejt Spitalit Amerikan, duke përdorur kamuflazhe nga më të ndryshmet, përfshirë ato me aktorë të huaj, po ndjek një model shkatërrimi të qëllimshëm të infrastrukturës publike. Kjo strategji po bëhet për ta bërë atë të pazbatueshme dhe për ta shtyrë drejt një koncesioni ku përfituesi i vetëm do të jetë oligarkia.

Me pak fjalë

Në një javë, oligarkut Klodian Allajbeu i janë transferuar mbi 1.3 miliardë lekë nga buxheti i shëndetësisë, nëpërmjet tenderave të dyshimtë ku mungon konkurrenca dhe ku operatorët rivalë janë skualifikuar. Këto praktika janë pjesë e një strategjie më të gjerë për shkatërrimin e sistemit publik të shëndetësisë dhe për transferimin e fondeve drejt interesave private.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.