Kosovarët që luftuan në Siri s’do të amnistohen, pavarësisht ndryshimit të qëndrimit të SHBA-së ndaj Al-Nusrës

Kosova nuk do të falë apo amnistojë qytetarët e saj që janë dënuar për pjesëmarrje në luftëra të huaja, përfshirë ata që iu bashkuan Frontit Al-Nusra në Siri, edhe pse SHBA-ja e ka hequr këtë grup nga lista e organizatave terroriste. Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, tha për REL se vendimet […] The post Kosovarët që luftuan në Siri s’do të amnistohen, pavarësisht ndryshimit të qëndrimit të SHBA-së ndaj Al-Nusrës appeared first on Albinfo.

Kosovarët që luftuan në Siri s’do të amnistohen, pavarësisht ndryshimit të qëndrimit të SHBA-së ndaj Al-Nusrës

Kosova nuk do të falë apo amnistojë qytetarët e saj që janë dënuar për pjesëmarrje në luftëra të huaja, përfshirë ata që iu bashkuan Frontit Al-Nusra në Siri, edhe pse SHBA-ja e ka hequr këtë grup nga lista e organizatave terroriste.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, tha për REL se vendimet gjyqësore mbeten në fuqi dhe ligji i Kosovës nuk njeh amnisti për pjesëmarrje në konflikte jashtë vendit, pasi vepra penale është kryer në kohën kur Al-Nusra ishte organizatë terroriste sipas ligjeve ndërkombëtare. Edhe Kombet e Bashkuara vazhdojnë ta konsiderojnë këtë grup si të tillë, transmeton albinfo.ch.

Kush është Al-Nusra?

Ky grup u shfaq në Siri më 2012 si degë e Al-Kaidës, ndryshoi disa herë emrin dhe u shkëput nga Al-Kaida në vitin 2016, duke formuar Hayat Tahrir al-Sham (HTS). Në vitet e luftës, Al-Nusra u bë një nga grupet më vdekjeprurëse kundër regjimit të Assadit.

Pjesëmarrja e kosovarëve

Nga viti 2011 deri më sot, mbi 350 kosovarë besohet të kenë shkuar në Siri dhe Irak, shumica për t’iu bashkuar Shtetit Islamik, por një numër i madh iu bashkua edhe Al-Nusras. Dënimet e tyre kanë qenë të ndryshme, nga dënime me kusht deri në 15 vjet burg.

Vetëm këtë muaj, një kosovar u dënua me 20 vjet burg për krime kundër njerëzimit në Siri dhe Irak. Ndërkohë, në vitet e fundit, dhjetëra të tjerë janë dënuar për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste.

Ligji i Kosovës i miratuar më 2015 ua ndalon shtetasve të saj pjesëmarrjen në luftëra të huaja, si dhe i dënon ata që rekrutojnë, financojnë ose fshehin pjesëmarrës në këto luftëra.

The post Kosovarët që luftuan në Siri s’do të amnistohen, pavarësisht ndryshimit të qëndrimit të SHBA-së ndaj Al-Nusrës appeared first on Albinfo.