Kryepiskopi Joan merr pjesë në Takimin historik Ndërkombëtar të Paqes në Assisi të Italisë

Fortlumturia e Tij, Joani, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë merr pjesë në takimin Ndërkombëtar të Paqes me temë: “Paqe e çarmatosur dhe çarmatosëse” (Unarmed and Disarming Peace) në qytetin e Assisit, organizuar nga Komuniteti i Sant’Egidio. Ky takim përkon me 40-vjetorin e nismës historike të nisur nga Papa Gjon Pali II në vitin 1986 dhe zhvillohet nga 25-27 tetor 2026.
Në këtë takim ndërkombëtar marrin pjesë primatë dhe udhëheqës fetarë nga mbarë bota, personalitete të larta të politikës, të kulturës, aktivistë të paqes dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga 53 vende të ndryshme të botës.
Më 25 tetor 2026, u hapën punimet e këtij takimi me mesazhin e Presidentin e Republikës së Italisë, Shkëlqesia e Tij, z. Sergio Mattarella.
Kryepiskopi Joan do të referojë në dy prej forumeve të takimit ku do të mbajë temat: “Uniteti i krishterë si udhëtim në të Vërtetën dhe Paqen” (Një perspektivë orthodhokse) dhe “Martirët bashkëkohorë: dëshmitarë të mirësisë”.
Ceremonia përmbyllëse do të zhvillohet më 27 tetor në Sheshin e Poshtëm të Bazilikës së Shën Françeskut nga ku do të jepet një apel global për paqen.
The post Kryepiskopi Joan merr pjesë në Takimin historik Ndërkombëtar të Paqes në Assisi të Italisë appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



