Largimi i Ballukut dhe ndryshimet në qeveri, Berisha: Rama do që të shpëtojë lëkurën

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ndryshimet e bëra në qeverinë “Rama”. Berisha thotë se kryeministri Edi Rama i bëri lëvizjet në kabinet për të shpëtuar “lëkurën e tij” nga drejtësia. Berisha u bënë thirrje qytetarëve shqiptarë që të protestojnë kundër qeverisë deri në largimin e Ramës, të cilin e cilëson […]

Largimi i Ballukut dhe ndryshimet në qeveri, Berisha: Rama do që të shpëtojë lëkurën

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ndryshimet e bëra në qeverinë “Rama”. Berisha thotë se kryeministri Edi Rama i bëri lëvizjet në kabinet për të shpëtuar “lëkurën e tij” nga drejtësia.

Berisha u bënë thirrje qytetarëve shqiptarë që të protestojnë kundër qeverisë deri në largimin e Ramës, të cilin e cilëson si kreun e organizatës kriminale shtetërore.

Fjala e plotë:

Lëvizja e fundit e Edi Ramës është një lëvizje me të cilën kërkon të shpëtojë lëkurën e tij. Por është një lëvizje, e cila fton qytetarët shqiptarë, opozitën shqiptare të vazhdojë fuqishëm protestat, pasi kryengritja paqësore e shqiptarëve synon, ka si qëllim kryesor madhor shpëtimim e Shqipërisë nga Edi Rama dhe jo-kukullat e tij.

Me lëvizjen e tij, ai përpiqet të mashtrojë njerëzit, në një kohë kur ai vet është kreu i organizatës kriminale që drejton. Ndaj dhe, i kërkoj dorëheqjen e tij të menjëhershme, përndryshe do përballet me opozitën dhe mbarë popullin shqiptar.

Edi Rama, nuk ka më pranverë për qeverinë tënde dhe për ty. Je shkaku i të gjitha problemeve të mëdha me të cilat përballet sot shqiptarët. Je mater matrix e kësaj të keqe të madhe që ka kapluar qënien, shpirtin, trupin e Shqipërisë.