Lëndimi i gazetarëve gjatë protestës në Tiranë, reagon drejtuesja e AMA: Policia t’i kushtojë vëmendje sigurisë së tyre

Lëndimi i gazetarëve gjatë protestës në Tiranë, reagon drejtuesja e AMA: Policia t’i kushtojë vëmendje sigurisë së tyre

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), Armela Krasniqi, ka reaguar pas lëndimit të disa punonjësve të medias gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë.

Ajo u ka bërë thirrje protestuesve të tregojnë kujdes dhe përmbajtje ndaj gazetarëve e operatorëve, ndërsa i ka kërkuar Policisë së Shtetit t’i kushtojë vëmendje të veçantë sigurisë së tyre gjatë raportimit nga terreni.

 “Me shqetësim kam ndjekur raportimet për lëndimin e gazetareve dhe gazetarëve dhe vështirësitë me të cilat janë përballur ekipet e medias gjatë raportimit nga protesta e sotme në Tiranë. Pas interesimit pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, u informova se kolegët e lënduar nuk ndodhen më në ambiente spitalore. U uroj shërim të shpejtë dhe shpreh solidaritetin tim me të gjithë kolegët që po raportojnë nga terreni.

Në cilësinë e Kryetares së Autoritetit të Mediave Audiovizive, dëshiroj të nënvizoj rëndësinë e krijimit të kushteve të sigurta për gazetaret, gazetarët dhe operatorët, si dhe të garantimit të ushtrimit të lirë të detyrës së tyre, veçanërisht në situata tensioni.

U bëj thirrje të gjithëve të tregojnë kujdes dhe përmbajtje ndaj ekipeve të medias, ndërsa inkurajoj Policinë e Shtetit t’i kushtojë vëmendje të veçantë sigurisë së tyre gjatë raportimit.

Gazetaret dhe gazetarët në terren kryejnë një shërbim të rëndësishëm në interes të publikut. Puna e tyre meriton respekt, mbështetje dhe mbrojtje”, thuhet në reagimin e kreu të AMA.

The post Lëndimi i gazetarëve gjatë protestës në Tiranë, reagon drejtuesja e AMA: Policia t’i kushtojë vëmendje sigurisë së tyre appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.