Pesë të lënduar nga aksidenti në rrugën Gjilan-Kamenicë, një dërgohet për trajtim në QKUK

Pesë pesona janë lënduar dhe njëri është dërguar në QKUK në Prishtinë si pasojë e një akisdenti në rrugën Gjilan-Kamenicë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha se në aksident u përfshinë dy vetura.
“Ju njoftoj se sot m 25.05.2026, rreth orës 15:50 policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë për një aksident Trafiku me lëndime në rrugën Gjilan-Kamenicë, në dalje të fshatit Kemtoc, Komuna e Gjilanit. Ndihma e parë, Njësia e Trafikut Rajonal dhe hetuesit e aksidenteve kanë dalë në vendngjarje. Nga hetimet e para njoftohemi se në aksident janë të përfshira dy vetura, ku pesë persona kanë marrë lëndime trupore, të cilet me Ndihmën e Shpejtë janë derguar në Emergjencen e spitalit Rajonal në Gjilan, ku më pas njëri prej tyre është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë, ndërsa katër të tjerët janë liruar”, tha ai në një përgjigje me shkrim./ge
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



