8 të lënduar nga shpërthimi në Elbasan, mes tyre edhe një fëmijë! Ministria e Shëndetësisë jep detaje

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka dalë me një njoftim lidhur me gjendjen shëndetësore të personave që mbetën të lënduar nga shpërthimi në një pallat banimi në qytetin e Elbasanit.
Ministria bën me dije se 8 persona, mes tyre një fëmijë, po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan. Fatkeqësisht, nga ngjarja ka humbur jetën një 83-vjeçar, i cili është gjetur i pajetë në vendngjarje.
“Ekipet e urgjencës mjekësore janë në gatishmëri të plotë, ndërsa Spitali Rajonal Elbasan ka mobilizuar kapacitetet e nevojshme për trajtimin dhe monitorimin e gjendjes shëndetësore të personave të lënduar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në koordinim me strukturat përkatëse, po ndjek nga afër situatën për të garantuar ofrimin në kohë të kujdesit të nevojshëm shëndetësor. Informacioni mbi gjendjen shëndetësore të pacientëve do të përditësohet në vijim, bazuar në vlerësimet e ekipeve mjekësore”, njofton ministria.
Shpërthimi në Elbasan, humb jetën 83-vjeçarja! 8 persona të asfiksuar në spitalThe post 8 të lënduar nga shpërthimi në Elbasan, mes tyre edhe një fëmijë! Ministria e Shëndetësisë jep detaje appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



