Libri “Katërstinori” i Tonin Nikollit promovohet në Cyrih dhe në Bernë

Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër, në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Cyrih dhe, një javë më vonë, me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë, ju fton në përurimin e veprës poetike “Katërstinori – Kalendar shpirtëror” të poetit Tonin Nikolli.
“Katërstinori”, i ndërtuar në katër cikle – Pranverori, Verori, Vjeshtori dhe Dimërori – është një udhëtim poetik nëpër stinët e natyrës dhe të shpirtit. Në të ndërthuren vendlindja, kujtesa, mërgimi, dashuria dhe kalimi i kohës, duke i dhënë veprës një dimension njëkohësisht intim dhe universal.
Tonin Nikolli është një poet nga Shqipëria (Lezha) i cili jeton dhe krijon në Zvicër dhe merr pjesë aktive në ngjarjet letrare e kulturore të komunitetit tonë në Zvicër.
Cyrih, 11.10.2026 | 18:00
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës
Eugen-Huber-Strasse 19A, 8048 ZürichBernë, 17.10.2026 | 17:00Ambasada e Republikës së Kosovës
Zähringerstrasse 25, 3012 Bern
Mirë se vini!
The post Libri “Katërstinori” i Tonin Nikollit promovohet në Cyrih dhe në Bernë appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



