Loris Qose fiton medaljen e 12-të, këtë herë të artë në ASEF 2026

  • Ndaje
Loris Qose fiton medaljen e 12-të, këtë herë të artë në ASEF 2026

Një tjetër sukses ndërkombëtar për nxënësin Loris Qose nga Cërriku. Ai ka fituar medaljen e 12-të në karrierën e tij, këtë herë të artë, në ASEF 2026, në kategorinë Histori–Gjeografi.

Qose është vlerësuar me çmimin Gold Award për projektin kërkimor “Harmonia e Kozmosit: Arkitektura Hapësinore dhe Mekanika Orbitale e Sistemit tonë Diellor”.

Përmes një postimi, nxënësi ka ndarë emocionet për këtë arritje, duke falënderuar mbikëqyrësen e projektit, Denada Canaj, si dhe akademikët Mimoza Hafizi dhe Elisabeta Peti për mbështetjen dhe orientimin shkencor. Mirënjohje ka shprehur edhe për mësuesen e matematikës, Flutura Hoxholli.

Nxënësi i shkollës “7 Marsi” në Cërrik është shpallur më herët fitues i vendit të parë në Matematikë dhe vendit të tretë në Kimi në olimpiadën ndërkombëtare “Neo Science Olympiad”, të zhvilluar në Orlando të SHBA-së.

Medalja e 12-të konfirmon një tjetër arritje në rrugëtimin e tij në fushën e dijes dhe kërkimit shkencor.

The post Loris Qose fiton medaljen e 12-të, këtë herë të artë në ASEF 2026 appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.


1 lexime 1 sot