Magazina me 4 mijë rrënjë kanabis, policia liron drejtorin e Burgut të Rrogozhinës

Bilal Hasa, drejtori i Burgut të Rrogozhinës është lënë i lirë nga Policia e Elbasanit pasi në dy magazinat në pronësi të tij u gjetën 4 mijë rrënjë kanabis. Nga hetimet paraprake të bluve të Elbasanit ka dyshime se Hasa nuk ka lidhje me drogën e kultivuar në Peqin dhe për këtë arsye kanë vendosur që ta hetojnë […]

Magazina me 4 mijë rrënjë kanabis, policia liron drejtorin e Burgut të Rrogozhinës

Bilal Hasa, drejtori i Burgut të Rrogozhinës është lënë i lirë nga Policia e Elbasanit pasi në dy magazinat në pronësi të tij u gjetën 4 mijë rrënjë kanabis. Nga hetimet paraprake të bluve të Elbasanit ka dyshime se Hasa nuk ka lidhje me drogën e kultivuar në Peqin dhe për këtë arsye kanë vendosur që ta hetojnë në gjendje të lirë.

Pas operacionit të policisë, Bilal Hasa u vetëdorëzua dhe u mor në pyetje. Në dëshminë e tij para bluve rezulton se ka mohuar të ketë lidhje me kultivimin e drogës brenda në magazinë. Ai ka deklaruar se prej muajsh nuk kishte shkuar në atë ambient dhe se nuk kishte dijeni për aktivitetit që po kryhej në të.

Gjithsesi pritet edhe qëndrimi i Prokurorisë së Elbasanit, nëse do të kërkojnë masë sigurie, pasi të marrë në dorë materialet e policisë dhe të shqyrtojë provat.

Sipas informavioneve, është shpallur në kërkim Romario Hasa, vëllai i drejtorit të burgut të Rrogozhinës, pasi ka dyshime se mund të jetë ai personi që të mund të jetë marrë me kultivimin e drogës.

Për kultivimin e lëndës narkotike në banesën në pronësi të drejtorit të burgjeve, në kërkim është shpallur edhe përgjegjësi i OSHEE-së për zonën e Peqinit. Ervis Maçi akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Pasditen e 19 marsit, efektivët mësynë brenda ambjenteve të magazinës dhe gjetën rreth 4 mijë rrënjë kanabisi. Për kultivimin e bimëve narkotike ambjenti ishte përshtatur me llamba neone dhe pajisje të tjera elektrike.