Kida do të martohet më 1 shtator: Dasma e madhe në Itali

Kida do të martohet më 1 shtator: Dasma e madhe në Itali

Kida dhe Ajbi do të martohen më 1 shtator në Itali

Këngëtarja e njohur Kida ka nisur zyrtarisht përgatitjet për ditën e saj më të rëndësishme. Pas propozimit magjik për martesë në Dubai dhe prezantimit të partnerit të saj, Ajbi, dyshja ka vendosur t’i japë fund beqarisë.

Sipas informacioneve të sigurta, dasma e madhe do të mbahet më 1 shtator në Itali. Lokacioni i përzgjedhur është një nga vendet më romantike dhe të bukura të botës, ku çifti po organizon një ceremoni në fshehtësi të plotë, larg syrit të mediave.

Siç mëson Prive By Liberta Spahiu, Kida, e cila gjithmonë është treguar të jetë e rezervuar për jetën e saj private, këtë herë ka vendosur të jetojë hapur ëndrrën e saj të dashurisë. Ftesat e para thuhet se kanë nisur të shpërndahen në rrethin më të ngushtë shoqëror dhe familjar.

Me pak fjalë

Kida dhe Ajbi do të martohen më 1 shtator në Itali, në një ceremoni private dhe romantike. Ftesat janë duke u shpërndarë në rrethin e ngushtë të tyre.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.