Mbërrijnë 5 mijë kamera trupi për Policinë e Shtetit, monitorimi do të bëhet nga Sallat Operative

Mbërrijnë 5 mijë kamera trupi për Policinë e Shtetit, monitorimi do të bëhet nga Sallat Operative

Rreth 5 mijë kamera trupi kanë mbërritur në Shqipëri dhe pritet të shpërndahen në të gjitha drejtoritë vendore të Policisë së Shtetit, duke nisur nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Pajisja me kamerat e reja do të nisë fillimisht me efektivët e Policisë Rrugore, të cilët do t’i mbajnë ato gjatë gjithë kohës së shërbimit. Më pas, procesi pritet të shtrihet në të gjitha strukturat e tjera policore në vend.

Një nga elementët kryesorë të këtij sistemi është mundësia e aksesimit të drejtpërdrejtë të kamerave nga Sallat Operative të Policisë. Parashikohet që kamerat të mund të aktivizohen dhe të monitorohen nga salla përkatëse, pa i lënë efektivit mundësinë për të ndërhyrë në regjistrimin e pamjeve.

The post Mbërrijnë 5 mijë kamera trupi për Policinë e Shtetit, monitorimi do të bëhet nga Sallat Operative appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.