Nuk i mbijeton plagëve, ndërron jetë 16-vjeçari pas aksidentit me çiklomotor në Lezhë

Një 16-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të rënda të marra në një aksident rrugor në Balldre të Lezhës.
Viktima, me inicialet A.X., ishte aksidentuar më 26 tetor, rreth orës 14:25, në aksin rrugor Balldre-Rraboshtë, teksa po kthehej nga shkolla me çiklomotor.
Sipas të dhënave paraprake të Policisë, dyshohet se i mituri ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është rrëzuar në rrugë, duke pësuar dëmtime të rënda trupore.
Pas aksidentit, 16-vjeçari u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku mori ndihmën mjekësore. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ka ndërruar jetë ditën e sotme.
The post Nuk i mbijeton plagëve, ndërron jetë 16-vjeçari pas aksidentit me çiklomotor në Lezhë appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



