PS mbledh Asamblenë brenda nëntorit, 14 nëntori në diskutim si datë e mundshme

PS mbledh Asamblenë brenda nëntorit, 14 nëntori në diskutim si datë e mundshme

Asambleja e Partisë Socialiste pritet të mblidhet brenda muajit nëntor, ndërsa një prej datave që po diskutohet është 14 nëntori. Megjithatë, deri më tani nuk ka një datë të konfirmuar zyrtarisht.

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, raporton se burime nga Partia Socialiste bëjnë me dije se mbledhja do të zhvillohet gjatë këtij muaji, ndërsa konfirmimi përfundimtar pritet të vijë nga sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi.

“Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Asambleja e Partisë Socialiste do të mbahet brenda muajit nëntor, por ende nuk ka një datë të konfirmuar zyrtare. Ka diskutime për disa data, një ndër të cilat më të mundshme është data 14 nëntor. Megjithatë, nuk është datë zyrtare, pasi ende nuk ka dalë urdhri nga ana e sekretarit të Përgjithshëm, Blendi Klosi, i cili do t’u përcillet anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste.

Ajo që mund të themi është se brenda muajit nëntor, Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet, por se kur, do të pritet urdhri përmes të cilit do të njoftohen edhe anëtarët e Asamblesë së Partisë Socialiste”, raporton Eksiola Shehu për Euronews Albania.

Në pritje të këtij njoftimi, 14 nëntori mbetet një datë e mundshme, por jo ende e konfirmuar zyrtarisht.

The post PS mbledh Asamblenë brenda nëntorit, 14 nëntori në diskutim si datë e mundshme appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.