Mbledhja e grupit të PS, në fokus kompensimi i dëmeve nga protestat dhe ligji i tubimeve! Gazetarja jep detajet

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me diskutimet nga mbledhja e grupit parlamentar të PS e cila u mbajt këtë të hënë në Kryesinë e Kuvendit.
Mbledhja përfundoi pas gati një ore teksa i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Në qendër të diskutimeve mësohet se kanë qenë projektbuxheti i vitit 2027, ligji për tubimet, si dhe angazhimi i deputetëve në terren pranë qytetarëve.
Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu bën me dije se u diskutuan dëmet që qeveria do të paguajë për bizneset nga protestat teksa theksoi se do të përfshihen në buxhetin e vitit 2027 që do të kalojë këtë javë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Në mbledhjen e grupit është diskutuar që ligji për tubimet mund të kalojë me procedurë të përshpejtuar në Parlament. Shehu shton se porosia e kryeministrit për deputetët ka qenë që të jenë në terren dhe të zhvillojnë takime me qytetarët.
Përfundon mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, largohet Rama nga Kryesia e Kuvendit (VIDEO)The post Mbledhja e grupit të PS, në fokus kompensimi i dëmeve nga protestat dhe ligji i tubimeve! Gazetarja jep detajet appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



