Në maj mbyllen edhe resortet e fundit të skijimit në Zvicër

Në Zvicër, sezoni i skijimit po i afrohet fundit, pasi edhe resortet e mbetura të hapura në lartësi të mëdha do të mbyllen gjatë muajit maj, përcjell albinfo.ch.
Edhe pse shumica e resorteve në Alpet Zvicerane kanë përfunduar tashmë sezonin dimëror, disa destinacione që ndodhen në zona më të larta kanë vazhduar aktivitetin për një periudhë më të gjatë.
Sipas kalendarit sezonal, mbyllja e tyre do të ndodhë në datat e mëposhtme:
Zermatt – 3 maj
Engelberg – 3 maj
St. Moritz – 3 maj
Adelboden – 5 maj
Me mbylljen e këtyre resorteve, sezoni i skijimit në Alpet Zvicerane konsiderohet i përfunduar, duke i hapur rrugë sezonit veror turistik dhe aktiviteteve malore pa dëborë./Albinfo.ch
The post Në maj mbyllen edhe resortet e fundit të skijimit në Zvicër appeared first on Albinfo.



