‘Mercenarë serbë po arrestojnë protestuesit’, Berisha denoncon, reagon Policia Shqiptare

‘Mercenarë serbë po arrestojnë protestuesit’, Berisha denoncon, reagon Policia Shqiptare

Policia e Shtetit ka dalë me një reagim zyrtar duke rrëzuar poshtë pretendimet për angazhimin e mercenarëve nga Serbia në protestë, për të kryer arrestime e dhunime në masë ndaj protestuesve.

Policia i cilëson këto pretendime të pavërteta dhe dashakeqe, duke theksuar se synojnë të shfrytëzojnë ndjenjat nacionaliste për të krijuar një klimë konfliktuale dhe për të cenuar besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit.

Reagimi i Policisë së Shtetit:

“Policia e Shtetit shpreh keqardhjen për përhapjen e lajmeve të pavërteta në rrjetet sociale, përmes të cilave pretendohet se në radhët e saj janë angazhuar punonjës policie nga Serbia. Përhapja e këtyre pretendimeve tërësisht të pavërteta dhe dashakeqe synon të shfrytëzojë ndjenjat nacionaliste për të krijuar klimë konfliktuale dhe për të cenuar besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit. Policia e Shtetit sqaron se në tubimin e datës 15.10.2026, ashtu si në çdo tubim tjetër, janë angazhuar vetëm punonjës të Policisë së Shtetit, të planëzuar në shërbim në bazë të planit të masave. Pretendimi për angazhimin e punonjësve të policisë nga Serbia është tërësisht i pavërtetë.”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një denoncim të mbërritur në adresë të tij. Sipas denoncimit, sot Edi Rama ka futur në protestë mercenarë të huaj, për ti përdorur kundër studentëve.

Berisha ka publikuar edhe një video nga protesta.

Padrino merr mercenarë të huaj kundër studentëve! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e protestuesit digjital! Doktor sapo me informuan nga burim shume i sigurt nga njerez brenda Ministrise Brendshme qe personat e maskuar sot qe u perdoren mbi studentet jane me kombesi Serbe! Rama paska marre mercenare nga vllau tij Vucic.”, theksoi Berisha.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.