Mexhiti: Zgjidhja për provimet e jurisprudencës gjetur, studentët ftohen të festojnë

Mexhiti: Zgjidhja për provimet e jurisprudencës gjetur, studentët ftohen të festojnë

Mexhiti: Zgjidhja për provimet e jurisprudencës gjetur, studentët ftohen të festojnë

Bashkëkryetari i VLEN-itIzet Mexhiti ka njoftuar se është gjetur një zgjidhje për provimin e jurisprudencës, duke i ftuar studentët të festojnë këtë arritje të përbashkët.

Gjatë një takimi me gazetarët, Mexhiti ka theksuar se bashkë me partnerët e qeverisë kanë arritur të zgjidhin jo vetëm këtë provim, por edhe të gjitha provimet profesionale që kanë qenë të pazgjidhura për 25 vite.

“Nuk ka nevojë për protestë. Ne i mbështesim studentët dhe për këtë jemi ulur dhe kemi gjetur zgjidhje, por jo vetëm për jurisprudencën, por edhe për të gjitha provimet profesionale që nuk janë zgjidhur për 25 vite. Zgjidhjen e kemi promovuar bashkë me partnerët e qeverisë, këtë e ka thënë edhe kryeministri”, ka deklaruar Mexhiti.

Ai ka shtuar se studentët duhet të festojnë këtë fitorë të përbashkët, duke iu falënderuar për organizimin dhe angazhimin e tyre gjatë protestave.

“Studentët i përgëzoj për organizimin, për protestat, për mendimin ndryshe. Por dua të potencoj se studentët nuk kanë nevojë të protestojnë, por duhet të festojnë fitoren e përbashkët”, ka thënë Mexhiti.

Me pak fjalë

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka njoftuar se është gjetur një zgjidhje për provimin e jurisprudencës dhe të gjitha provimet profesionale të pazgjidhura gjatë 25 viteve të fundit. Ai i ka ftuar studentët të festojnë këtë arritje të përbashkët, duke iu falënderuar për angazhimin e tyre.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.