Mijëra protestojnë para Kryeministrisë kundër resortit në Zvërnec

Mijëra qytetarë marshuan kundër projektit turistik në Zvërnec
Mijëra qytetarë kanë mbushur këtë mbrëmë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke iu bashkuar protestës kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit.
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë, duke mbajtur pankarta dhe flamuj, ndërsa brohorisnin thirrje kundër qeverisë dhe projektit që kundërshtojnë.
“Ju erdhi fundi!”, “Zvërneci nuk preket!” dhe “Revolucion!” ishin disa nga sloganet që dominuan gjatë marshimit, teksa kolona e protestuesve përshkoi bulevardin, ndërsa këndoi himnin kombëtar para Kryeministrisë.
Protesta e sotme është pjesë e një serie mobilizimesh qytetare që kanë vijuar gjatë ditëve të fundit, me kërkesën për anulimin e projektit dhe mbrojtjen e pasurive natyrore të Zvërnecit.
Me pak fjalë
Mijëra qytetarë marshuan kundër ndërtimit të një resorti turistik në Zvërnec, duke kërkuar anulimin e projektit dhe mbrojtjen e zonës së mbrojtur. Protesta u mbajt para Kryeministrisë me thirrje si “Ju erdhi fundi!” dhe “Zvërneci nuk preket!”.
Personat e përmendur
Burimi i lajmit: opinion.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



