MILAN GATI TË SHPËNZOJË edhe mbi 100 milionë për përforcimet e duhura!
AC Milan po përgatitet për një merkato ambicioze gjatë afatit kalimtar të janarit 2027, me Gerry Cardinale që është i gatshëm të investojë shuma të konsiderueshme për ta përforcuar skuadrën e drejtuar nga Rúben Amorim.
Sipas La Gazzetta dello Sport, pronari i kuqezinjve ka planifikuar rreth 70 milionë euro për merkaton e dimrit, por kjo shumë mund të rritet edhe më tej nëse paraqitet mundësia për të transferuar futbollistë që mund ta çojnë Milanin në një nivel tjetër.
Prioriteti kryesor është përforcimi i repartit ofensiv, por drejtuesit kanë në plan edhe afrimin e një mbrojtësi qendror, për shkak të nevojës për më shumë alternativa në fazën defensive.
Endrick dhe Tresoldi, janë dy emrat kryesorë për sulminn ndërsa mbrojtësi portugez Gonçalo Inácio shihet si objektivi kryesor në mbrojtje.
Kuqezinjtë po shqyrtojnë një ofertë për Endrickun prej rreth 60 milionë eurosh, plus bonuse, me një klauzolë riblerjeje prej 80 milionë eurosh në favor të Real Madridit.
Ndërsa Nicolo Tresoldi, sulmuesi 22-vjeçar është një tjetër objektiv i rëndësishëm. Vlera e tij raportohet të jetë rreth 60 milionë euro, ndërsa klubi belg preferon ta mbajë deri në fund të sezonit.
Sipas raportimeve për Gonçalo Inacion Sporting CP kishte kërkuar rreth 40-45 milionë euro për kartonin e tij.
Problemet me lëndimet dhe mungesa e alternativave të mjaftueshme në mbrojtje e kanë shtyrë Milanin ta konsiderojë këtë repart si një nga prioritetet e merkatos së dimrit.
Trajneri në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, ka bërë të qartë se dëshiron ta rikthejë Milanin në mesin e klubeve më konkurruese të Evropës.
“Po bëj gjithçka që është e mundur që, kur duam një lojtar, askush të mos më thotë se nuk mund ta transferojmë sepse nuk kemi mundësi financiare.” deklaroi ai.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.