Mile Janakieski sot lirohet nga burgu

Sot lirohet nga burgu ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski. Ai kaloi gjashtë vjet burg për lëndët e ish-PSP-së, Shkallët spanjolle, Titaniku dhe 27 Prilli, transmeton Portalb.mk. Në periudhën prej 13.11.2018 deri më 17.6.2024, Janakieski disa herë ka qenë në paraburgim dhe arrest shtëpiak. Në korrik të vitit të kaluar fillimisht ishte në Idrizovë, […]

Mile Janakieski sot lirohet nga burgu

Sot lirohet nga burgu ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski. Ai kaloi gjashtë vjet burg për lëndët e ish-PSP-së, Shkallët spanjolle, Titaniku dhe 27 Prilli, transmeton Portalb.mk.

Në periudhën prej 13.11.2018 deri më 17.6.2024, Janakieski disa herë ka qenë në paraburgim dhe arrest shtëpiak. Në korrik të vitit të kaluar fillimisht ishte në Idrizovë, e më pas në Shutkë.

Janakieski është liruar me kusht me vendim të Gjykatës së Apelit në Shkup.

Ai çohej dhe dilte nga gjykata çdo ditë nga policia. Pas arratisjes së liderit të VMRO-DPMNE-së dhe kryeministrit Nikolla Gruevski, ai përfundoi në paraburgim. Gjykata Evropiane vendosi gjithashtu është ndaluar në mënyrë të paligjshme.

Sipas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ish-ministri ka pësuar dëme nga paraburgimet dhe shteti duhet t’i paguajë dëmshpërblim prej 3900 eurosh.

LEXO: Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut: Janakieski është mbajtur në paraburgim pa arsye në dy raste