VLEN: Pesë ministra shqiptarë në Drejtësi, por BDI e la shqipen jashtë provimit të jurisprudencës

VLEN: Pesë ministra shqiptarë në Drejtësi, por BDI e la shqipen jashtë provimit të jurisprudencës

VLEN përmes një komunikate thekson se për vite me radhë, Ministria e Drejtësisë kaloi nga një emër shqiptar te tjetri, por asgjë nuk ndryshoi.

“Blerim Bexheti, Adnan Jashari, Valdet Xhaferi, Bilen Saliu dhe Krenar Lloga, ky i fundit përfundoi në prehrin e Ali Ahmetit. Pesë ministra. Pesë mandate. Pesë mundësi për ta ndrequr një padrejtësi. Dhe prapë, studentët shqiptarë mbetën jashtë mundësisë për ta dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Dokumenti i nënshkruar nga Talat Xhaferi e vulos të vërtetën për përjashtimin e shqipes nga provimi i jurisprudencës. Edhe më rëndë, ky ligj kaloi me badenter, pra edhe me votat e deputetëve shqiptarë të asaj kohe.

E gjithë kjo e zhvesh deri në palcë BDI-në dhe mashtrimin e saj. Në opinion bëjnë patriotin, në institucione votonin dhe firmosnin kundër shqiptarëve. Kjo është e vërteta që i djeg. Nuk u mungonin postet. Nuk u mungonin votat. Nuk u mungonte koha. U mungonte vetëm vullneti. Sepse për BDI-në, shqiptari ka vlejtur vetëm kur ka sjellë vota e kur ka shërbyer për t’i mbushur xhepat e klikës së vet”, thekson VLEN.(INA)

Burimi i lajmit:ina-online.net
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.