Ministri Blendi Gonxhja me projekte konkrete kulturore dhe të turizmit për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

Ministri Blendi Gonxhja me projekte konkrete kulturore dhe të turizmit për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Sportit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja, ka njoftuar për iniciativa të reja bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në fushën e kulturës, trashëgimisë dhe edukimit.

Përmes një postimi publik, Gonxhja bëri të ditur se, në kuadër të Samitit të IV të Diasporës, ka zhvilluar një takim me Emira Selimin, e njohur për angazhimin e saj në promovimin e librit dhe gjuhës shqipe në Manastir, si dhe me ambasadorin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani.

Postimi i plotë i ministrit Blendi Gonxhja:

Me Emira Selimin, aktiviste e shkëlqyer për librin shqip dhe mësimin e gjuhës shqipe në Manastir, sëbashku me Denion Meidanin, Ambasadorin tonë energjik në Maqedoninë e Veriut, për një takim në kuadrin e Samitit të IV të Diasporës, ku diskutuam për projekte e bashkëpunime konkrete në fushën e kulturës, trashëgimisë dhe edukimit. Në fokus ishte ngritja e një qendre kulturore shqiptare në Maqedoninë e Veriut, si dhe krijimi i skemave të punës për të rinjtë nga RMV që duan të punojnë në sektorin turistik shqiptar gjatë sezonit veror. Gjithashtu, trajtuam ide për bashkëpunimin mbi rikthimin në funksion muzeal të Shtëpisë Muze të Alfabetit Shqip në Manastir dhe zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta në art, kulturë dhe turizëm. Konfirmova vullnetin tonë për të avancuar projekte që forcojnë lidhjet mes dy vendeve dhe promovojnë vlerat tona të përbashkëta.

Burimi:https://ina-online.net/ministri-blendi-gonxhe-me-projekte-konkrete-kulturore-dhe-te-turizmit-per-shqiptaret-ne-maqedonine-e-veriut/

Shënim: Ky lajm është marrë nga burime publike në internet dhe është ripublikuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të lajmit. Për çdo vërejtje ose kërkesë, mund të na kontaktoni në Facebook ose në: [email protected].

Faleminderit që na lexoni.