Tym i zi te Ministria e Arsimit, sërish tensione në protestë! Hidhet gaz lotsjellës

Protesta para Ministrisë së Arsimit ka regjistruar momente të reja përshkallëzimi dhe përplasjesh fizike mes protestuesve dhe forcave të rendit. Situata ka dalë përkohësisht jashtë kontrollit, duke sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të policisë.
Protestuesit kanë ndezur një zjarr në ambientet e ministrisë por ende nuk dihet se çfarë kanë djegur ata. Policia më pas është përgjigjur me gaz lotsjellës duke sjellë shpërndarjen e protestuesve përkohesisht.
Ministria e Shëndetësisë: 4 protestues dhe 1 efektiv policie janë paraqitur për ndihmë mjekësoreThe post Tym i zi te Ministria e Arsimit, sërish tensione në protestë! Hidhet gaz lotsjellës appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



