Ministrja Haxhiu nënshkruan marrëveshjen me Shqipërinë në fushën e drejtësisë

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ministrja Albulena Haxhiu ka nënshkruar marrëveshjen me ministrinë e Drejtësisë së Shqipërisë. Bëhet fjalë për marrëveshjen e njohjes së të drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Gjatë ditës, kryeministri shqiptar Edi Rama, ka njoftuar se Qeveria e tij ka nënshkruar 13 marrëveshjet […]

Ministrja Haxhiu nënshkruan marrëveshjen me Shqipërinë në fushën e drejtësisë

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ministrja Albulena Haxhiu ka nënshkruar marrëveshjen me ministrinë e Drejtësisë së Shqipërisë.

Bëhet fjalë për marrëveshjen e njohjes së të drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Gjatë ditës, kryeministri shqiptar Edi Rama, ka njoftuar se Qeveria e tij ka nënshkruar 13 marrëveshjet e përbashkëta me Qeverinë e Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Rama ka thënë se marrëveshjet që ishin paraparë të nënshkruheshin në mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive shqiptare do hyjnë në fuqi posa të firmosen edhe nga Kosova.

Rama do të qëndrojë sot në Kosovë, por nuk dihet nëse do të takohet me Kurti, por tashmë dihet se Rama do të takohet me presidenten, Vjosa Osmani dhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.