Ministrja Ibrahimaj: Vendosëm që taksën e qarkullimit ta kalojmë te makina që mos të jetë e përditshme

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në një lidhje live në “Now” me Thimi Samarxhiun, në Euronews Albania ka folur lidhur me taksën e qarkullimit për mjetet. Ibrahimaj theksoi se ky vendim u mori qe të mos ketë shpenzime të përditshme.
“Vendosëm që taksën e qarkullimit të spostojmë tek makinat dhe të mos e kemi më në shpenzimet e përditshme. Dikush mund të argumentojë që është bërë vetëm një spostim nga shpenzimet ditore në shpenzime vjetore, duke qenë se janë ngarkuar mjetet motorike për pagesën e kësaj takse të qarkullimit.
E vërteta është që jo e i gjithë parashikimi për mbledhjen e kësaj takse të qarkullimit është transferuar tek makinat. Janë rreth 5 miliard lekë më pak të cilat do të mblidhen nga drejtoria e përgjithshme e rrugëve pasi ky 5 miliard po subvencionohet nga buxheti i shtetit.
Pra jo e gjithë masa e mbledhur apo e parashikuar për t’u mbledhur nga çmimet e karburanteve është transferuar te çmimet e makinave dhe gjithashtu te çmimi i taksë qarkullimit që do të mblidhet te makinat dhe gjithashtu kemi kategori makinash të ndryshme që do të paguajnë një taksë të ndryshme dhe që do të kenë një rritje të ndryshme.
Një tjetër risi është pagesa e taksës së qarkullimit edhe për makinat elektrike të cilat kanë filluar të zënë një peshë gjithmonë më të madhe në numrin total të makinave që qarkullojnë në vend dhe të cilët tek çmimi i karburanteve nuk mund të paguanin taksën e qarkullimit.
Nga ana tjetër, ne jemi duke punuar me qëllim përfshirjen e një takse e cila vjen, do të vijë e paguar nga ato makina të cilat do të qarkullojnë në vend, por janë makina të huaja të cilat nuk e paguajnë taksën e qarkullimit dhe nuk e paguajnë dot taksën vjetore të qarkullimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të rrugëve”, tha ministrja Ibrahimaj.
Projektbuxheti dhe paketa fiskale, Ibrahimaj: Lehtësojmë TVSH-në e ushqimeve për t’u ardhur në ndihmë familjeveThe post Ministrja Ibrahimaj: Vendosëm që taksën e qarkullimit ta kalojmë te makina që mos të jetë e përditshme appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



