Ministrja e Shëndetësisë: Erjon Vishkulli e ka kaluar me sukses ndërhyrjen në Romë

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka ndarë lajmin e mirë për gjendjen shëndetësore të Erjon Vishkullit, i cili ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë.
Përmes një reagimi, Spahiu bëri të ditur se ndërhyrja ka shpëtuar organin e syrit të djalit. Ajo falënderoi profesor Stanislao Rizzon për ndërhyrjen dhe përkushtimin, duke i uruar Erjonit shërim të shpejte.
Reagimi i plotë:
“???????????? ???????????????????? ????????????????̈ ???????????????????????????? ????????̈ ????????????????. ???????????? ???????????????????????????? ????????̈ ???????????????????????? ????????̈ ????????????????????????̈???? ????????̈ ???????? ???????????????????????????? ???????????? ????????????????????????????-???????????????????????????????? ????????̈ ????????????????̈ ????????̈ ???????????????????????????? ????????̈ ???????????????????? ???????????????????????? ???? ???????? ????????????????????????????????̈ ????????????????????????, ???????????? ????????????????????̈ ????????????̈ ???????????????? ????????̈ ???????????????? ???????????? ????????????????
Erjon Vishkulli, e ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë, e cila e ka shpëtuar organin e syrit të djalit.
Në emrin tim dhe të qeverisë shqiptare dhe me mirënjohje të thellë, falënderova profesor Stanislao Rizzon, i cili me profesionalizëm të lartë, përkushtim dhe ndjeshmëri njerëzore kreu me sukses ndërhyrjen, ndërkohë që qeveria miratoi po sot edhe mbështetjen financiare për Erjonin.
Përtej dijes dhe aftësisë profesionale, është pikërisht kjo anë njerëzore, bashkimi i forcave te humanizmi që i bën kaq të veçanta këto situata.
Erjonit i uroj nga zemra shërim të mbarë dhe forcë në çdo hap të mëtejshëm. Suksesi i ndërhyrjes është një lajm i mirë, ndërsa rrugëtimi drejt rikthimit të dritës së syrit do të vijojë me durim e besim.
Mirënjohje të sinqertë profesor Rizzos për atë që bëri dhe përgëzime familjes e miqve të Erjonit”.
The post Ministrja e Shëndetësisë: Erjon Vishkulli e ka kaluar me sukses ndërhyrjen në Romë appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



