S’ka të ndalur në Tiranë, policia përdor ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve (LIVE)

Është përshkallëzuar situata në protestën e sotme në kryeqytet, me përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit kanë mbërritur në bulevardin dëshmorët e kombit pranë kryeministrisë, duke qëlluar me gurë drejt efektivëve.
Mjetet e policisë po hedhin ujë me presion në sasi të mëdha drejt turmës, ndërsa shtëllunga të dendura gazi lotsjellës kanë mbuluar të gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



