Nderim për Shën Nënë Terezën në Lozanë

Përfaqësuesit diplomatikë shqiptarë përkujtojnë Nënë Terezën në Zvicër The post Nderim për Shën Nënë Terezën në Lozanë appeared first on Albinfo.

Nderim për Shën Nënë Terezën në Lozanë

Në ditën e shenjtërimit të Shën Nënë Terezës, figura universale e humanizmit dhe bijë e kombit shqiptar, përfaqësues diplomatikë të vendeve të rajonit u bashkuan në një akt nderimi në Lozanë.

Pranë shtatores së saj, u vendosën buqeta me lule nga Valon Gashi, përfaqësues i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Zvicër, Ambasadori i Republikës së Kosovës, Mentor Latifi, si dhe Ambasadori i Maqedonisë së Veriut, Rexhep Demiri. Ky gjest simbolik shënoi respektin e përbashkët për jetën dhe misionin e shenjtëres shqiptare.

Shën Nënë Tereza mbetet një nga figurat më të ndritura të shekullit XX, e njohur për përulësinë, dashurinë dhe përkushtimin ndaj më të varfërve e të pambrojturve. Në këtë ditë të veçantë, përfaqësuesit diplomatikë theksuan se vepra e saj e përjetshme vazhdon të jetë udhërrëfyes për paqe, humanizëm dhe solidaritet mes popujve. /Albinfo.ch

 

The post Nderim për Shën Nënë Terezën në Lozanë appeared first on Albinfo.