MINT ndëshkon KEDS me 110 mijë euro për verifikim të njehsorëve elektrikë

MINT ndëshkon KEDS me 110 mijë euro për verifikim të njehsorëve elektrikë

MINT ndëshkon KEDS me 110 mijë euro për verifikim të njehsorëve elektrikë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka njoftuar se gjatë muajit maj ka vazhduar procesi i verifikimit të njehsorëve elektrikë të konsumatorëve që kanë paraqitur ankesa pranë Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës, nga kontrolli i realizuar janë identifikuar 18 njehsorë me afat të skaduar validiteti, dy njehsorë me miratim tipi të tërhequr dhe 30 njehsorë me pasaktësi në datë dhe orë.

Bazuar në këto gjetje dhe në përputhje me Ligjin për Metrologjinë, Inspektorati Qendror i Tregut ka shqiptuar ndaj KEDS-it gjoba në vlerë totale prej 110 mijë eurosh.

“Bazuar në gjetjet e evidentuara dhe në përputhje me Ligjin për Metrologjinë, Inspektorati Qendror i Tregut ka shqiptuar ndaj KEDS-it gjoba në vlerë prej 110 mijë euro. Ndërkohë, raportet zyrtare të verifikimit janë dorëzuar edhe te KESCO, me qëllim të kompensimit të konsumatorëve të dëmtuar. Procesi i verifikimit të njehsorëve do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, deri në trajtimin dhe shqyrtimin e plotë të të gjitha ankesave të paraqitura në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit”

Me pak fjalë

Ministria e Industrisë ka ndëshkuar KEDS me një gjobë prej 110 mijë eurosh pas verifikimit të njehsorëve elektrikë, duke zbuluar 50 defekte të ndryshme. Raportet janë dorëzuar edhe te KESCO për kompensim të konsumatorëve.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.