Ndryshime në qeveri, bashkë me  Ballukun largohet edhe Pirro Vëngu dhe Spiropali

Në mbledhjen e sotme, mësohet se Kryeministri Rama ka sjellë ndrzshime në kabinet. Bashkë me Belinda Ballukun largohet edhe Pirro Vëngu dhe Elisa Spiropali, ndërkohë që postin e Zv.Kryeministres e merr Albana Koçiu. Ndryshimet në Qeveri: Belinda Balluku largohet nga detyra dhe zëvendësohet nga Enea Karakaçi, i cili merr postin e Ministrit të Infrastrukturës dhe […]

Ndryshime në qeveri, bashkë me  Ballukun largohet edhe Pirro Vëngu dhe Spiropali

Në mbledhjen e sotme, mësohet se Kryeministri Rama ka sjellë ndrzshime në kabinet.

Bashkë me Belinda Ballukun largohet edhe Pirro Vëngu dhe Elisa Spiropali, ndërkohë që postin e Zv.Kryeministres e merr Albana Koçiu.

Ndryshimet në Qeveri:

Belinda Balluku largohet nga detyra dhe zëvendësohet nga Enea Karakaçi, i cili merr postin e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës.

Albana Koçiu zëvendëson Belinda Ballukun në detyrën si zv/kryeministre.

Besfort Lamallari emërohet Ministër i Brendshëm, duke zëvendësuar Albana Koçiun.

Toni Gogu merr postin e Ministrit të Drejtësisë, duke zëvendësuar Besfort Lamallarin.

Ferit Hoxha emërohet Ministër i Jashtëm, ndërsa nga detyra largohet Elisa Spiropali.

Ermal Nufi merr detyrën e Ministrit të Mbrojtjes, duke zëvendësuar Pirro Vengun.

Eriona Ismaili emërohet Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke zëvendësuar Toni Gogun.