Ndryshime në Policinë e Shtetit, lëvizje drejtuesish në disa qarqe

Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Skënder Hitaj ka firmosur disa ndryshime të drejtuesve në strukturat vendore të policisë.
Drejtues i Parë Kastriot Skënderaj emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.
Drejtues Fatmir Hoxha, nga Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, emërohet Specialist në Drejtorinë për Integrimin në DPPSh.
Drejtues Luigj Vathi, nga Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.
Drejtues Gëzim Zhupaj transferohet nga Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë dhe emërohet Shef Sektori në Departamentin për Rendin dhe Sigurinë Publike në DPPSh.
Kryekomisar Dashnor Muhaj transferohet nga Zëvendësdrejtor për Rendin dhe Sigurinë Publike në DVP Tiranë dhe emërohet Specialist për Migracionin e Parregullt në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin në DPPSh.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



