Ngacmohet seksualisht një grua në Podujevë

Një grua dyshohet se është ngacmuar seksualisht në Podujevë më 22 shtator të këtij viti. Sipas Policisë, i dyshuari është është intervistuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa Policia ka iniciuar rastin si “Sulm seksual” dhe “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”. “Viktima femër kosovare, kishte raportuar se ishte

Ngacmohet seksualisht një grua në Podujevë

Një grua dyshohet se është ngacmuar seksualisht në Podujevë më 22 shtator të këtij viti. Sipas Policisë, i dyshuari është është intervistuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa Policia ka iniciuar rastin si “Sulm seksual” dhe “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

“Viktima femër kosovare, kishte raportuar se ishte ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Më 03.10.2025 është intervistuar i dyshuari dhe i njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.