Nis samiti zviceran për Ukrainën

Në Byrgenstok të Zvicrës tashmë ka nisur punimet samiti për Ukrainën ku po marrin pjesë liderët e më shumë se 90 vendeve dhe institucioneve të ndryshme. Në këtë samit nuk është ftuar Rusia, ndërsa nuk po merr pjesë as Kina. Bisedimet në samitin në Zvicër përqendrohen në shqetësime më të gjëra të shkaktuara nga lufta […]

Nis samiti zviceran për Ukrainën

Në Byrgenstok të Zvicrës tashmë ka nisur punimet samiti për Ukrainën ku po marrin pjesë liderët e më shumë se 90 vendeve dhe institucioneve të ndryshme. Në këtë samit nuk është ftuar Rusia, ndërsa nuk po merr pjesë as Kina.

Bisedimet në samitin në Zvicër përqendrohen në shqetësime më të gjëra të shkaktuara nga lufta si, ushqimi, siguria bërthamore dhe liria e lëvizjes.

Në Zvicër ka nisur samiti më i madh i organizuar për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit të vendit nga Rusia në shkurt të 2022-s.

Pjesëmarrës nga më shumë se 90 vende e institucione të ndryshme po marrin pjesë në samitin që po mbahet në Resortin Burgenstock mbi Liqenin e Lucernit. Qëllimi i këtij samiti është diskutimi mbi parimet bazë për dhënien fund të luftës në Ukrainë.

Megjithatë, aktorët kryesorë nuk po marrin pjesë në samit. Presidenti rus Vladimir Putin, dje, madje ka caktuar kushtet e tij për çfarëdo negociata apo armëpushimi duke kërkuar kapitullimin e Ukrainës, thënë ndryshe Putin ka kërkuar heqjen dorë të Ukrainës nga rajone Donjetsk, Luhansk, Herson dhe Zaporizhia e madje ka kërkuar edhe heqjen e të gjitha sanksioneve të perëndimit të vëna ndaj vendit të tij. E Kina ka thënë se nuk do të marrë pjesë në Samitin e Zvicrës nëse Rusia nuk do të jetë pjesëmarrëse aty.

Zviceranët shpresojnë që Samiti për Ukrainën mund të prodhojë skicat e para të një procesi të mundshëm të paqes.

Para fillimit zyrtar të Samitit, zv/presidentja amerikane Kamala Harris është takuar me presidentin Ukrainës Volodymyr Zelenski.