Oda e Mjekëve nis hetimet për mjeken e Urgjencës në rastin e vdekjes së Agon Zejnullahut

Oda e Mjekëve të Kosovës ka hapur hetime lidhur me dyshimet për mosdhënie të ndihmës së parë nga mjekja e ekipës së Urgjencës së Komunës së Lipjanit, në rastin tragjik të Agon Zejnullahut, i cili vdiq para disa ditësh në këtë komunë. Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, ka bërë të ditur se tashmë

Oda e Mjekëve nis hetimet për mjeken e Urgjencës në rastin e vdekjes së Agon Zejnullahut

Oda e Mjekëve të Kosovës ka hapur hetime lidhur me dyshimet për mosdhënie të ndihmës së parë nga mjekja e ekipës së Urgjencës së Komunës së Lipjanit, në rastin tragjik të Agon Zejnullahut, i cili vdiq para disa ditësh në këtë komunë.

Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, ka bërë të ditur se tashmë është dhënë autorizimi për fillimin e hetimeve.

“Po, është dhënë autorizimi për fillimin e hetimeve dhe ato do të zhvillohen në dy pista. Njëra lidhet me deklaratën e mjekës që konsiderohet në kundërshtim me etikën profesionale, dhe tjetra me mosdhënien e ndihmës së parë në vendin e ngjarjes”, tha Sejdiu.

Ai shtoi se për momentin nuk mund të japë më shumë detaje lidhur me rrjedhën e hetimeve.

Rasti ka ngjallur reagime të shumta në publik pas publikimit të pamjeve ku shihej ndërhyrja e Policisë së Kosovës ndaj viktimës.

Me këtë veprim të Odës së Mjekëve, pritet të hetohet edhe përgjegjësia e personelit mjekësor në trajtimin e situatës kritike të Zejnullahut.