Pas disa orësh qëndresë te Ministria e Arsimit, mes reshjeve të shiut, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Pas disa orësh qëndresë te Ministria e Arsimit, mes reshjeve të shiut, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Pas disa orësh qëndrim te Ministria e Arsimit, mes reshjeve të shiut, protestuesit kanë vijuar marshimin e tyre drejt Kryeministrisë. Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, është reduktuar edhe numri i të rinjve, ndërsa një pjesë e tyre vijojnë qëndresën, duke këmbëngulur në kërkesën e tyre të panegociueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protesta deri në këto momente është shoqëruar me disa episode tensioni, me djegien e koshave të mbeturinave, hedhjen e gurëve dhe molotovëve në drejtim të policisë, ndërsa nga ana e policisë pati vetëm një moment kur u përdorën autobotët ujëhedhës.

The post Pas disa orësh qëndresë te Ministria e Arsimit, mes reshjeve të shiut, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.