Osmani takon presidentin e Finlandës, diskutojnë për avancim të raporteve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb. Osmani përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se në takim i cili u zhvillua në margjinat e samtit për Ukrainën i mbajtur në Zvicër, është diskutuar për avancimin e raporteve ndërmjet dy vendeve si dhe rrugën euro-atlantike të Kosovës. […]

Osmani takon presidentin e Finlandës, diskutojnë për avancim të raporteve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se në takim i cili u zhvillua në margjinat e samtit për Ukrainën i mbajtur në Zvicër, është diskutuar për avancimin e raporteve ndërmjet dy vendeve si dhe rrugën euro-atlantike të Kosovës.

“Kënaqësi të bashkëbisedoj përgjatë dy ditëve të samitit me Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb. Një mik dhe përkrahës i jashtëzakonshëm i Republikës së Kosovës, me të cilin do të punojmë ngushtë për ta avancuar tutje partneritetin tonë me Finlandën si dhe rrugëtimin tonë euro-atlantik”, ka shkruar Osmani.