Pallati u përfshi nga flakët, qytetarët e asfiksuar nga tymi dalin nga spitali

Qytetarët dhe zjarrfikësit e asfiksuar nga tymi pas zjarrit të fuqishëm pranë QSUT në Tiranë, janë duke lënë ambientet e spitalit, pasi mësohet se ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë, kur një pallat, pjesë e një kompleksi banimi, u përfshi nga flakët duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Sipas raportimeve, 8 persona u asfiksuan nga tymi, mes tyre 6 zjarrfikës dhe 2 qytetarë, të cilët morën ndihmë mjekësore gjatë natës.
Pas shuarjes së flakëve, shihet fasada e ndërtesës e djegur pothuajse tërësisht.
Në operacionin për shuarjen e zjarrit u angazhuan edhe 2 helikopterë Cougar, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Dëmet materiale raportohen të jenë të konsiderueshme.



