KFOR paralajmëron lëvizje të shtuara ushtarake në Vrellë të Istogut – çfarë do të ndodhë?

  • Ndaje
KFOR paralajmëron lëvizje të shtuara ushtarake në Vrellë të Istogut – çfarë do të ndodhë?

Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella gjatë ditëve në vijim, në kuadër të aktiviteteve të saj të vazhdueshme trajnuese.

Në këtë ushtrim do të marrin pjesë edhe Policia e Kosovës, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

Përmes një njoftimi, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se, si pasojë e këtij aktiviteti, banorët e zonës mund të vërejnë prani të shtuar të personelit ushtarak dhe automjeteve në Kampin Vrella dhe përreth tij.

Sipas njoftimit, ushtrimi synon të avancojë koordinimin, bashkëpunimin dhe ndërveprueshmërinë ndërmjet të gjithë pjesëmarrësve, si dhe të forcojë aftësinë e tyre për të vepruar së bashku në mënyrë efektive.

Policia ka falënderuar banorët paraprakisht për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.


0 lexime 0 sot