Peleshi i heq fjalën Berishës për gjithë seancën, kreu i PD-së akuzoi PS-në për dhunën ndaj studentëve

Tensione në seancën plenare të kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i ka hequr të drejtën e fjalës për pjesën e mbetur të seancës kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, me argumentin se nga foltorja e Kuvendit kishte bërë thirrje për dhunë.
Vendimi erdhi pas deklaratave të Berishës, i cili, duke iu referuar dhunës së përdorur ndaj studentëve gjatë protestave, tha se e njëjta dhunë duhej të përdorej ndaj deputetëve të Partisë Socialiste.
Peleshi e konsideroi këtë deklaratë thirrje për dhunë dhe vendosi t’i ndërpresë fjalën Berishës për të gjithë seancën e sotme.
The post Peleshi i heq fjalën Berishës për gjithë seancën, kreu i PD-së akuzoi PS-në për dhunën ndaj studentëve appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



