Për një vit – 234 parashtresa për profile të hakuara ose shantazhime nëpërmjet rrjeteve sociale

Në vitin 2023, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka pranuar 234 parashtresa nga qytetarët në lidhje me rrjetet sociale, thuhet në Raportin vjetor të këtij institucioni, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.mk. Sipas arsyes së raportimit më karakteristike janë ankesat nga persona fizik që u referohen profileve të rreme, pastaj për profile të hakuara, ankesa […]

Për një vit – 234 parashtresa për profile të hakuara ose shantazhime nëpërmjet rrjeteve sociale

Në vitin 2023, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka pranuar 234 parashtresa nga qytetarët në lidhje me rrjetet sociale, thuhet në Raportin vjetor të këtij institucioni, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.mk.

Sipas arsyes së raportimit më karakteristike janë ankesat nga persona fizik që u referohen profileve të rreme, pastaj për profile të hakuara, ankesa që kanë të bëjnë me publikimin e paautorizuar të fotografive dhe videove të huaja në profile të huaja në rrjetet sociale, ankesa për keqpërdorimin e të dhënave personale, keqpërdorimin e adresës elektronike, zbulimin e autorit, si dhe ankesa që kanë të bëjnë me fyerje, shpifje dhe shantazh në internet.

Sipas të dhënave 115 ankesa i referohen profileve të rreme, ndërsa 8 ankesa për profile të hakuara.

Nga numri i përgjithshëm i ankesave, 10 janë për shkelje të së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale të fëmijëve në rrjetet sociale.

Sipas rrjetit social të cilit i referohen parashtresat, numri më i madh i referohet Facebook-ut (Facebook), Instagram-it (Instagram), TikTok-ut (TikTok) dhe gjithashtu një numër i caktuar i peticioneve i referohen Snapchat-it (Snapchat), Onlyfans-it (Onlyfans). Yahoo-s (Yahoo) dhe Google-it (Google).

Tabelë e parashtresave në rrjetet sociale, Foto: Portalb.mk

Ndër të tjera, gjatë vitit 2023 Agjencia ka kryer 36 mbikëqyrje të jashtëzakonshme pas kërkesave të parashtruara për shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nga persona fizik. Gjashtë nga këto mbikëqyrje janë kryer në një nga kompanitë financiare për dhënien e kredive online (të shpejta).

“Në të gjitha rastet, parashtruesit janë ankuar se kompania kontrolluese-shoqëria financiare për dhënien e kredive të shpejta ka aprovuar kredi online pa parashtruar ato kërkesë për kredi, gjegjësisht u ka miratuar kredi personave të tjerë që kanë përdorur të dhënat e tyre personale duke përdorur numra telefoni që nuk janë të tyre dhe pa konstatuar identitetin e tyre gjatë parashtrimit të kërkesave për kredi”, thuhet në Raportin Vjetor.

Në dy nga gjashtë rastet, miratimi i kredisë është bërë nëpërmjet një ndërmjetësi kredie (dyqan online). Në të gjitha rastet mbikëqyrësit kanë konstatuar shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, përkatësisht kanë konstatuar se kontrolluesi i përpunon në mënyrë të paligjshme të dhënat personale të kërkuesve, sepse nuk tregon se si i ka mbledhur të dhënat e tyre personale, të cilat janë përdorur në kërkesën për kredi në bazë të së cilës është lidhur marrëveshja e huasë, me çka kontrolluesi ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e ligjit.

Për katër raste janë parashtruar padi për inicimin e kontestit administrativ në Gjykatën Administrative të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në të gjitha rastet, Gjykata Administrative ka marrë aktgjykime me të cilat vërtetohen aktvendimet e Agjencisë.

Në Raportin Vjetor të dorëzuar në Kuvend thuhet se sfidë për Agjencinë mbetet mungesa e kuadrove të trajnuar dhe profesionale që kanë njohuri në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, e veçanërisht ekspertë të fushës së shkencave të informacionit, të cilat janë me rëndësi kyçe për zbatimin e legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale.