MSH përditëson bilancin e të paraqiturve në spital dhe gjendjen e tyre: 9 protestues, 4 efektivë dhe 1 kalimtar

Ministria e Shëndetësisë ka bërë sërish një përditësim mbi personat e paraqitur në spital, të lënduar gjatë orëve të fundit nga protesta studentore.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në SUT janë paraqitur 9 protestues, 4 efektivë dhe 1 kalimtar, të cilët po trajtohen.
Ndërkohë, bëhet e ditur se nga 9 protestuesit, 1 është shtruar në spital, ndërsa 3 kanë marrë mjekim dhe janë larguar nga spitali. Nga 4 efektivët e paraqitur, 2 kanë marrë mjekim dhe janë larguar nga spitali.
Gjithashtu, në spital është paraqitur edhe 1 kalimtar.
QSUT bën të ditur se 1 efektiv po ekzaminohet dhe se gjendja e tij shëndetësore është stabël.
The post MSH përditëson bilancin e të paraqiturve në spital dhe gjendjen e tyre: 9 protestues, 4 efektivë dhe 1 kalimtar appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



