“Rama do e përdorë dhunën e protestës”, Hasimja: Zgjidhja është të dorëhiqet!

Pedagogu Ermal Hasimja tha në një intervistë për Euronews Albania se zgjidhja e vetme në situatën aktuale me protestën në Tiranë është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Sipas tij kryeministri Rama do ta përdorë dhunën e të rinjve gjatë 3 ditëve të protestës në Tiranë në favor të tij.
“Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverisë, nuk mendoj se është aq e lehtë të anashkalohet me masa të tipit shkarkimi apo zëvendësimi i një ministri. Rama do t’i përdorë këto, është duke e vënë theksin te elementi i dhunës. Ajo që është zgjidhja dhe do ta qetësonte menjëherë situatën është dorëheqja. Kjo është e thjeshtë dhe nuk do të ishte rasti i parë, paçka se në Shqipëri apo jashtë, kur një kryeministër sheh që vendi rrezikon, për hir të paqes sociale mund të japë dorëheqjen, duke pasur parasysh se nuk janë 10-20 veta që po e kërkojnë këtë dhe jo 10-20 veta me lule”, tha Hasimja.
The post “Rama do e përdorë dhunën e protestës”, Hasimja: Zgjidhja është të dorëhiqet! appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



